Rrugë të (pa) sigurta, Qato: Po rehabilitojmë “njollat e zeza”

schedule15:15 - 11 Qershor, 2019

schedule 15:15 - 11 Qershor, 2019

Çdo projekt në infrastrukturë para se të miratohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar sipas drejtoreshës Sonila Qato do t’i nënshtrohet auditimit nga ekspertë të sigurisë rrugore. Problemet në rrugë janë një ndër shkaqet e aksidenteve në vend, por jo të vetmet. Shqetësuese specialistët konsiderojnë dhe sjelljen e përdoruesve të rrugëve.

Ky nuk është një rast i veçuar. 30% e këmbësoreve kalojnë rrugën kur semafori detyron lëvizjen e automjeteve, ndërsa 57% e tyre nuk respektojnë vizat e bardha duke u bërë shkak për aksidente.

Por këmbësorët nuk janë të vetmit që shkelin sinjalistikën rrugore.

57% e drejtuesve të mjeteve nuk ndalojnë, ndërsa e drejta e kalimit i përket qytetarëve, kurse 25% e tyre kalojnë limitin e lejuar të shpejtësisë.

Të dhënat vijnë në kuadër të projektit për mirëmbajtjen dhe sigurinë e rrugëve nismë e qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore me qëllim sensibilizimin e përdoruesve dhe eleminimin e sjelljeve të rrezikshme.

“Është e patolerueshme që njerëzit të ecin në rrugët e i konsiderojnë sinjalistikën si reklama të pijeve freskuese. Ne mbyllim një vrimë e hapim një tjetër. Kjo vjen si pasojë e standardeve dhe cilësisë së projektimit të standardeve rrugore, por edhe sjelljes së njerëzve”.

Shpejtësia tej normave të lejuara dhe ndërgjegjësimi i ulët mbi sigurinë rrugore renditen ndër shkaqet kryesore të aksidenteve në vend, por jo të vetmit.

Problemet në infrastrukturë janë një tjetër shqetësim që nxjerrin në pah ekspertët.

Drejtoresha e ARRSH-s tregon masat e ndërmarra.

“Çdo projekt infrastrukturor që miratohet në ARRSH i nënshtrohet auditimit nga ekspertë rrugorë për sigurinë nga liçencuar.

Shumë nga projektet tona kanë lidhje me spotet në rrugë, të cilat janë pika të zeza që ne i vendosim në programet tona vjetore për rehabilitimin e tyre”.

Ndërkohë Ministria e Infrastrukturës dhe Policia e Shtetit shumë shpejt do të ndërmarrin një fushatë ndërgjegjësimi për sigurinë rrugore.

/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!