Rrugë e re nga kryqëzimi i ish Kombinatit tek ish “Uzina Dinamo”

schedule14:22 - 14 Gusht, 2018

schedule 14:22 - 14 Gusht, 2018

100 kantiere punë numeron në Tiranë kryetari i bashkisë, Erion Veliaj. Gjatë inspektimit të një rrugë të rë në zonen e Kombinatit, Veliaj u shpreh se investimet po shkojnë në çdo lagje.

Banorët në zonën e ish Kombinatit “Josif Pashko” në Tiranë kanë një rrugë të re. Investimi i premtuar në vitin 2013 përfundoi pasi bashkia liroi hapësirat publike nga objektet informale dhe trajtoi me bonus strehimi familjet që prekeshin nga zbatimi i projektit. Pas kësaj ndërhyrje kryetari i bashksië Erion Veliaj u shpreh se kjo zone pritet të njohë një tjetër investim të rëndësishëm nga qeveria, stacionin e ri të trenit.

“Në Bashkinë e Tiranës kemi një parim: çdo ditë një punë konkrete! Puna konkrete në këtë ditë të nxehtë gushti është ky ‘by-pass’, që lidh disa zona informale, që njihen me emrin ‘shinat e Trenit’. Siç e shihni, shinat e trenit janë këtu dhe presin investimin e radhës të qeverisë, që do sjellë trenin tek Bulevardi i Ri, por ndërkohë që presim trenin, s’duhet të humbasim trenin e investimeve në Tiranë. Kjo është arsyeja pse jemi zhvendosur drejt periferisë”.

Aktualisht kryetari i bashkisë numëron rreth 100 kantiere ku po punohet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe institucionet arsimore dhe sociale.

“Sot në Tiranë kemi rreth 100 kantiere të hapura. Angazhimi ynë është që derisa njerëzit të kthehen nga pushimet, të përfundojmë shumicën e këtyre kantiereve, sidomos ato që kanë të bëjnë me akset kryesore të rrugëve, unazat e disa rrugë të tjera apo institucionet arsimore, shkollat, kopshtet e çerdhet. Ndaj, do të na shikoni në terren gjatë gjithë muajit gusht. Qeveria vjen me legalizimet, ndërkohë bashkia vjen me infrastrukturë ku sot nuk diskutohet rruga, asfalti e trotuari, por fibra optike, interneti, IPTV. Kjo është mënyra më e mirë se si dikush ‘pashaportizohet’ në Tiranë, vetëm kur ka akses në shërbime si pjesa tjetër e qytetit”.

Në segmentin midis kryqëzimit ish Kombinati “Josif Pashko” te ish “Uzina Dinamo” është realizuar e rrjetit i ri i ujësjellës-kanalizimeve, vendosjen e sistemit të ndriçimit, trotuare, gjelbërim dhe sinjalistikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!