Nis rinumërimi i 18 kutive të Kuçovës në Kolegjin Zgjedhor, seanca e fundit në shqyrtim

schedule10:45 - 30 Qershor, 2023

schedule 10:45 - 30 Qershor, 2023

 

Pas kontestimeve nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Kolegji Zgjedhor ka urdhëruar për rinumërimin e votave në Bashkinë e Kuçovës.

Seanca për rinumërimin e 18 kutive po mbahet pikërisht për herë të parë në ambientet e  Kolegjit Zgjedhor.

Gjatë një ndërprerje të seancës, Lefter Maliqi është përplasur me sekretarin e Përgjithshëm të KQZ, Ylli Merkaj.

Tensioni ka nisur për shkak të filmimit me telefon nga ana e Maliqit. Gjatë debatit mes tyre, Lefter Maliqi i është drejtuar Merkajt me fjalë ofenduesi si hajdut apo rrugaç.

Kujtojmë që diferenca mes kandidatëve është mbi 600 vota dhe pritshmëritë për përmbysje të rezultatit nga hapja e 18 kutive duken të vogla.

Me rinumërimin e këtyre 18 kutive, përfundojnë çështjet në shqyrtim dhe mbyllet kështu rezultati i 14 majit.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!