Rruga që gjallëron ekonominë/ Faruk Kaba në “Sheshi i Dollarit”: “Rruga e Arbrit”, një nga projektet e rëndësishme të vendit

schedule20:10 - 14 Mars, 2025

schedule 20:10 - 14 Mars, 2025

Projektues Faruk Kaba, Infratransprojekt, në një intervistë në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, u shpreh se “Rruga e Arbrit” është një nga projektet më të rëndësishme të vendit, pasi lidh një rajon, ku lidhja me rrugë ka qenë tejet e vështirë.

“Rruga e Arbrit është një nga projektet rrugore të rëndësishme të vendit, sepse lidh një rajon që lidhja me rrugë ka qenë tejet e vështirë, për shembull në vijë ajrore mund të them që Tirana me Dibrën, nuk është më shumë se 50-60 kilometra, kurse për të vajtur në Dibër jo se kanë qenë kufizimet e asaj kohe, por në Peshkopi duheshin 183 km. Na u kërkua një projekt për rehabilitimin e rrugës nga Fushë Kruja në Milot, rruga ekzistuese ishte rrugë e ndërtuar që në Luftën i Botërore, me kthesa pa fund, më shumë se 12 kthesa për 1 km. Propozuam një ide që eliminonte kthesat dhe kthente nga Fushë Kruja në Milot, thuajse në vijë të drejtë. Projekti u pëlqye, madje u përgatitën vendimet e qeverisë, por për fat të keq nga 5 ministri që duhet të jepnin mendim sipas rregullit dy prej tyre nuk ishin dakord, për arsye strategjike, gati mediokre. Në 1986 erdhi një kërkesë nga lart në Ministrinë e Transportit për të parë rrjetin rrugor se nga Tirana në Shkodër, duheshin tre orë, në një kohë që ne e kishim bërë studimin për rrjetin e parë dhe ishim gati të avanconim dhe të studionim pjesën deri në Shkodër. Ishte i nevojshëm të studiohej gjithë korridori perëndimor, nga veriu në jug. U pëlqye dhe u përgatit ky studim që kaloi me një mirëkuptim të të gjithë autoriteteve të asaj kohë. U bë studimi për një master plan të rrjetit rrugor të Shqipërisë, ku përveç këtij korridori ishte edhe korridori lindje perëndim, në këtë korridor u përfshi edhe ajo që quhet “Rruga e Arbrit”. Ishin rreth 880 km autostrada, korridori i Kosovës, rreth 1200 km rrugë të kategorisë së parë dhe rreth 2 mijë km rrugë të kategorisë së dytë dhe të tretë. Por në vitin 1992 ish-kryeministri Meksi kërkoi nga unë çfarë projektesh kemi me rrugët, kur ne i kemi paraqitur master-planet ai u befasua, kuptoi që inxhinierët kishin punuar, dhe specifikisht për rrugën e Arbrit pyeti “Po kjo rrugë?”, pasi ia shpjegova e pëlqeu shumë, madje ai e ka quajtur për herë të parë Rruga e Arbrit”, tha mes të tjerash ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!