Rruga Pogradec-Tushemisht e degraduar, drejtuesit e mjeteve e shmangin

schedule16:21 - 10 Prill, 2019

schedule 16:21 - 10 Prill, 2019

Drejtuesit e mjeteve çdo ditë e më shumë po shmangin rrugën Pogradec-Tushemisht për shkak të gjendjes së saj me gropa të thella. Ata po përdorin rrugën paralele nga liqeni i Ohrit.

Për kafshën është më e lehtë të ecë nëpër këtë rrugë. Sezoni i ri turistik e gjen segmentin drejt Tushemishtit në gjendje të pandryshuar. Më pak se katër kilometra që lidhin Pogradecin me fshatin turistik dhe Parkun e Drilonit, i gjithi është i amortizuar.

Asfalti i dëmtuar nga dimri i ashpër kurse gropat janë thelluar. Drejtuesit e mjeteve për të shkuar në Tushemisht detyrohen të përdorin rrugën paralele me Liqenin e Ohrit.

Banorët e fshatit që të ardhurat kryesore i sigurojnë nga turizmi familjar, por edhe operatoret turistikë, kërkojnë rehabilitimin e rrugës. Përveçse e pakalueshme ajo është burim aksidentesh, për shkak të mungesës së mbrojtëseve anësore apo ndriçimit.

Ne pamundësi për të investuar vetë, bashkia e Pogradecit, ka aplikuar duke u shpallur fituese e projektit të Bankës Botërore, një vit më parë.  Por zbatimi i këtij projektit ende nuk ka filluar. Edhe pse është nënshkruar me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, vendorët e Pogradecit, nuk kanë ende një datë të nisjes së  punimeve.

Rehabilitimi i rrugës së Tushemishtit, një prej pikave turistike, që tërheq vizitorë në të gjitha stinët, parashikon ndërhyrje totale edhe për elementet e sigurisë, si dhe korsi për biçikleta dhe shtigje për këmbësorët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!