Kjo nuk është hyrja e ndonjë fshati të braktisur, por e qytetit të Gramshit.
Siç shihet dhe nga pamjet mungesa e investimeve në këtë zonë ka bërë që degradimi i infrastrukturës në këtë lagje të jetë ky që shihni në pamje.
Është e turpshme që përgjatë 3 dekadave pluralizëm këtu nuk është shtruar asnjë metër asfalt.
“S’mbaj mend ta kenë shtruar ndonjëherë këtë rrugën”, ka thënë një banor.
“Vetëm, dhe hedhin dhe e lënë”.
“Si mund ti thuash rrugë kësaj? Institucionet dalin këtej vetëm kur marrin votat. Populli është i zhgënjyer”, ka thënë një tjetër banore.
Me paratë e tyre banorët e varfër kanë mundur herë pas herë të mbulojnë me zhavor gropat, pasi kanë frikë se fëmijët dhe të moshuar mund të rrëzohen. Ata kërkojnë që rruga të rregullohet sa më parë.
Vec rrugëve të shkatërruar e me gropa, mungojnë trotuarët, kanalizimet dhe ndriçimi.
ABC pyeti në Bashkinë e Gramshit. Zyrtarë të saj pohuan se projekti për të ndërhyrë në këtë lagje është gati, por investimi do të nisë pasi qeveria të miratojë fondet. /abcnews.al