“Rruga evropiane ishte e bllokuar”/ Rama: Askush nuk e sheh më Shqipërinë pa respekt

schedule11:11 - 3 Nëntor, 2024

schedule 11:11 - 3 Nëntor, 2024

Kryeministri Edi Rama deklaroi se 11 vite më parë, rruga evropiane e Shqipërisë ishte e bllokuar.

Në tubimin në Selanik me bashkëkombas shqiptarë, Rama u shpreh se tanimë, askush nuk e sheh Shqipërinë pa respekt.

Kreu i qeverisë shtoi se ka ende punë për të bërë, por sipas tij, vendi ka përparuar në shumë sektorë.

“Sigurisht që, më të moshuarit këtu, janë ata që e dinë më mirë, se sot nuk jeni më ata që ishin, kur kapërcyet dallgët e frikshme në shoqërin e Greqisë. As Shqipëria nuk është ajo që ishte 11 vite më parë, kur unë dhe PS morëm detyrën ta udhëheqim Shqipërinë, të cilën ishim mësuar ta shikonim pa respekt. Sot, Shqipëria ka shumë gjëra për të bërë, por nga askush nuk shihet më pa respekt. Rruga evropiane e Shqipërisë ishte e bllokuar. Flamuri i Shqipërisë kishte rënë, siguria ishte përtokë, vrasjet kishin arritur në 115 në vit. Qeveria e zhtytur në borxhe, rrugët mbetur rrugëve. Rreziku i kolapsit energjitik më i madh se kurrë. Spitalet, as pa ilaçet bazë, korrupsioni i pranishë,m në çdo takim të qytetarit me shtetin. Turizmi në Shqipëri mbahet gjallë nga patriozitmi shqiptar. Tirana kishte ndalur një soj si sahati në kohën kur kryetari i bashkisë ia kishte futur gjumit. Fshati akoma më keq. Agroturizmi nuk eksiztonte”, theksoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!