Rruga Elbasan-Qafë Thanë/ Përfundon një segment, hapet për qarkullim drejt juglindjes

schedule15:40 - 7 Qershor, 2024

schedule 15:40 - 7 Qershor, 2024

Një segment i rrugës Elbasan-Qafe Thanë është hapur për qarkullimin e automjeteve..Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë  është pjesë e Korridorit VIII dhe konsiderohet një nga më të rëndësishmit në vend.

Kjo rrugë  do të lidhë  Durrës – Elbasan – Librazhd – Qafë Thanë, për të vazhduar në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.

Gjatësia totale e këtij aksi rrugor është 50.12 km .

Kjo rruge  do të shkurtojë ndjeshëm distancën për t’u lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe parashikohet të përfundojë  në fund të vitit 2027./abcnews.al