Rruga e Zejtarëve “kosh plehrash”, banorët në Gjirokastër: Është pjesë e kulturës, duhet ndërhyrje

schedule16:47 - 18 Prill, 2021

schedule 16:47 - 18 Prill, 2021

Rruga e zejtareve, e ndodhur në një nga zonat me strategjike të pjesës muzeale të qytetit të Gjirokastrës është lënë jashtë vëmendjes së organeve shtetërore.

Godinat qe dikur kanë shërbyer si dyqane ku ofroheshin shërbime zejtarie, sot janë të shkatërruara dhe te mbushura me mbeturina. Një pamje aspak tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj.

Banoret flasin me keqardhje për degradimin e kësaj zonë.

 

“Nuk është normale, të kalosh këtu e të vesh maskën,” thotë një banor.

“Duhet bërë se s’bën, është pjesë e kulturës kjo,” thotë një tjetër.

Tani bizneset janë përqendruar poshtë. Edhe pronarët vetë. Këto pronat kanë qenë të gjirokastritëve të vjetër.  Si pas tyre këto objekte janë dëshmi historike e ekzistencës së dikurshme të tregut në pazarin karakteristik të qytetit.

“Pjesa tjetër, e jashtme i mbulon shteti. Jo vetëm për turistët, por edhe ne si qytetarë na vjen shumë keq.”

Qyteti i Gjirokastrës, i njohur për vlerat e veçanta kulturore dhe historike, për përkujdesjen dhe pastërtinë, sot përballet me mungesë të higjienës jo vetëm në qendrën urbane,por edhe në zonat muzeale. sb/abcnews.al/