Rruga e shkurtër i nxori më gjatë, arrestohet çifti grek në Turqi: GPS i çoi në zonën ushtarake

schedule08:40 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 08:40 - 7 Dhjetor, 2021

Një çift grek është arrestuar ditën e djeshme në Turqi. Ata humbën rrugën për shkak të problemit me GPS dhe përfunduan në një rrugë pranë kufirit greko-turk e cila është zonë e ndaluar ushtarake.

Polici grek i cili u arrestua bashkë me partneren e tij tha se kishin shkuar në Turqi për të bërë Pazar në Edirne. Ai u shpreh se pasi kishin bërë pazaret, në kthim duke ndjekur GPS-in e telefonit shkruan fjalën “Yspala”. Ai tha se harta u tregonte dy rrugë dhe ata zgjodhën atë më shkurt.

“Duke ndjekur GPS në një pikë afër kufirit tonë ushtarët na ndaluan dhe ka konfiskuan pasaportat për të na shoqëruar më pas në burgun ushtarak. Ne kishim shkuar për Pazar nuk kishim asnjë qëllim tjetër”, tha ai.

Çifti u dërgua në prokurorinë e Edirnesë pasditen e të hënës dhe më pas gjykata urdhëroi lirimin e tyre me kusht. Celularët e çiftit janë sekuestruar nga policia turke deri në përfundimin e plotë të hetimeve. m.v/Abcnews.al