Apeli i ndërkombëtarëve dhe rruga e opozitës ka qenë pjesë e debtit në studion e Byro Politike të Juli Xhokaxhi në ABC News me të ftuarit Enkelejd Alibeaj ish deputet i PD, Agron Duka, kreu i PAA-së, Anila Basha, gazetare dhe Mentor Kikia kryeredaktor i Klan Plus.
Për ish deputetin demokrat Alibeaj më i rëndësishëm se reagimi ndërkombëtar është situata ku ndodhet vendi dhe arsyet që e çuan opozitën në një vendim të tillë, në një kohë kur kriza është e shumëfishtë, shteti ka rënë dhe shoqëria shqiptare është nën depresion.
Alibeaj: “Lajmi kryesor është ajo që po kalon sot Shqipëria, kriza e shumëfishtë politike, institucionale, ekonomike, psikike. Ky është dhe nëna e të gjitha problemave dhe ky na agreson të gjithëve si shoqëri e shtet për të sotmen dhe të ardhmen.
Më e rëndësishme është arsyeja pse jemi në këtë situatë, rrënjët e problemit dhe mbi të gjitha si dilet nga kjo situatë, çështje kardinale për tu zgjidhur.
Bardhi ka nxjerrë dhe saktësimin e qëndrimit tonë. Dënojmë dhunën, çdo lloj dhune por duhet të saktësoj një gjë, si u prishën shtepite te Bregu i Lumit, unaza e re, si vidhen 20 mln euro, dhunë e strukturuar që është gjeneratori i cdo lloj reagimi. I shkon shteti me skafandër helmon pleq e fëmijë.
Shoqëria shqiptarë është në depresion se i janë mohuar të drejtat elementare si shqoëri civile, shteti ka rënë. Ka vetëm një zgjidhje, dyndje e madhe te ambasada gjermane të rinj e të reja”.
Në kundërpërgjigje të tij gazetarja Basha ka theksuar se historikisht krizat në këto 29 vite nuk janë zgjidhur me vullnet politik, por ajo akuzon opozitën se ka humbur kontaktin e merealitetin dhe po bllokon punën e qytetarëve dhe bizneseve me dhunën në protesta.
Basha: “Krizat asnjëherë nuk janë zgjidhur me vullnetin politik të palëve. Në 29 vjet ky vend i ka parë të gjitha, me vrasje protestuesish, me molotov, me shkatërrim institucionesh. Përse degradojmë në këtë pikë se duke ju parë ju në TV për 30 nuk kemi zgjidhur gjë. Ju nuk bëni forumi demokratike, keni shkëputur kontaktin me realitetin, keni djegur 50 kosha në tiranë. Ç’kusur kam unë që jetoj në Tiranë të paguaj taksa. Ti vësh zjarrin kryeqytetit, të bllokosh punën e bizneseve duhet të mbani përgjegjësi. Si nuk jeni mërzit duke i vënë flakën Shqipërisë, po alarmohen gjithë bizneset”.
Alibeaj: “Ne po vuajmë nga uzurpimi i pushtetit. Dhunë ishte dhe rrëizmi i bustit të Enver Hoxhës dhe jemi në të njëtën situatë si para 30 viteve. Se ata që janë atje e ndjejnë në lëkurën e tyre, se ata shprehin revoltën e tyre, se këtu nuk bëhen zgjedhje. Kur na është eliminuar vota e lirë dhe ky kyeministër njeh vetëm këtë gjuhë”.
Në këndvështrimin e tij Kikia thekson se të vetmen rrugë që e ka në dorë opozita, është dhuna, pasi ka dorëzuar mandatet dhe nuk pranon të ulet në dialog.
Kikia: “Ka një përpjekje nga ana e PD për të mos e konsideruar dhunë mënyrën e veprimit të protestuesve. Ndërkohë Pd është e bindur që e vetmja rrugë që ka në dorë është dhuna se ka dorëzuar mandate,i ka lëshuar ultimatum qeverisë të ikë kryeministri, nuk ulet në bisedime dhe rrugën e ka një sens prapa nuk ka kthim. Artikulimet janë nga njëra protestë në tjetrën që protesta do intensifikohet më shumë.
Çfarë do të thotë më shumë përshakllëzim se tym e flakë, por më duket përpjekje për të hedhur gurin e fshehur dorën. Ti duhet ta pranosh publikisht që arma ime është flaka dhe nuk pres që Rama të dorëzohet por ta detyroj. Me afrimin e datës së zgjedhjeve dhe premtimin se zgjedhjet nuk do bëhen meraku im është se kemi dy kokëfortësi. A ka rrezik të na çojë përplasje që për ta shuar do jetë e vështirë?”
Alibeaj: “Rruga jonë e vetmje është zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kemi humbur ligjin, kushtetutën demokracinë e të drejtën për të zgjedhur. Kur sheh një mur përballë si ky që ka ngritur Rama, demokracinë e kanë humbur shqiptarët. Kemi protestë se revolta është kaq e madhe, se një revoltë që nuk është e orintuar politikisht shkon ne anarki, ndërkohë sot duhet dikush t’i ofrojë zgjidhje politike dhe këtë e kemi bërë ne”.
Për kreun e Partisë Agrare Ambjentaliste, sot po ndodh ajo që ai kishte paralajmëruar dy vjet më parë në zgjedhjet e 2017, ku njerëz të botës së krimti rrëmbyen kutitë e votimit. Dhe në këtë situatë të vetmen zgjidhje ai sheh tërheqjen e Ramës, në të kundërt ka përplasje.
Duka: “Ka riciklim krizash, ka gabime që bëhen nga të dy palët Anila, ta dish se kjo dhunë nuk është rrufe në qiell të pastër. U kam thënë dhe miqve të mis socialstë që këtë që po bëni në zgjedhjet e 2017 nuk do kalojë kaq lehtë dhe kjo dhunë një ditë do shpërthente. Këto po paguajnë këtë dhunë. Kam qenë në të gjitha qendrat e Durrësit dhe kam bërë sherr, jemi kacafytur me njerëzit e botës së krimit të cilët i zaptuan kutitë e votimit si ujqërit. Problemi është si do shikohet? Një pozicion i opozitës, e cila nuk ka as mandate, me qeveri tranzitore dhe nga ana tjeter një Kryeminstër, i cili hiqet sikur klima politike është e qetë. Do të marrë 61 bashki, mundohet të bëjë një opozitë farsë. Të dy palët kanë një pozicion stoik, por ndërkohë opozita nuk ka asgjë në dorë. Rama e ka në dorë, po nuk u tërhoq ai kjo punë do shkojë në përplasje”. /abcnews.al