“Rruga e Arbërit në 3D duket bashkëkohore”, Mziu debat me Ballukun në Kuvend: Çmim rekord prej 336 mln euro

schedule12:43 - 7 Korrik, 2022

schedule 12:43 - 7 Korrik, 2022

Deputeti demokrat Xhelal Mziu, ka kërkuar interpelancë me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku. Në qendër të diskutimit ishte ecuria e punimeve në rrugë e Arbërit.

Teksa e cilësoi një projekt korruptiv, Mziu u  shpreh se rruga nuk plotëson as kushtet minimale për të qenë ndërlidhëse mes qyteteve. Ai shtoi se Rruga e Arbërit kapi një kosto ndërtimi prej 336 miliardë, euro në një kohë që gjysma e aksit ishte ndërtuar përpara vitit 2013.

Pjesë nga debati 

Mziu: Nuk ka shqiptar që nuk e di se është korruptive. Rruga e Arbrit edhe sot e kësaj dite mbetet një rrugë e mbetur rrugëve, ose një ëndërr për dibranët, matjanët, bulqizakët. Jo vetëm që nuk ka mbaruar, por as gjysma e asaj rruge nuk ka mbaruar. Nuk po flasim për efektin financiar. Kur e shikon në 3 D të duket sikur është një rrugë bashkëkohore, por në ato pak segmente që kanë mbaruar të vjen keq t’i quash rrugë nacionale. Ajo rrugë nuk plotëson kriteret e lidhjes me një qytete e jo më për të qenë një rrugë ndërkombëtare. Në çdo palë zgjedhje shkonin për të përfunduar punimet, por rruga as 50% e saj nuk ka mbaruar. Për rrugën e Arbërit thanë ne do t’ia japim privatit se privati i ka lekët. U tha se do të jepet financimi në 13 vite dhe rruga do të mbarojë për 3 vite. Dtata e fillimit janë të shumta, por ajo rrugë u lidh me një kontratë 336 milionë euro dhe ishte një çmim rekord i këtij niveli rrugëve, me gjysmën e aksit të mbaruar para vitit 2013. Nëse shohim rrugën e Arbërit dhe kontratë, ajo duhet të kishte mbaruar në vitin 2021. Kryeministri deklaroi se rruga do të mbarohej përpara afatit, por jo vetëm që nuu mbarua, por edhe sot 50% e rrugës ka mbaruar

Balluku: Do doja të nisja jo me elementët teknikë, por me demagogjinë politike që u përdor deri tani nga kërkuesi i interpelancës. Nëse kjo rrugë është kaq e rëndësishme, nuk e kuptoj pse kërkuesi i interpelancës nuk i ka shtyrë bashkë partiakët tij që ta bënin këtë rrugë kaq të rëndësishme. Kjo rrugë filloi të bëhej kaq e rëndësishme pasi qeveria Rama bëri studimet e duhura. Të vish në Foltore dhe të thuash që rrugët kanë mbetur rrugëve, ky është abuzim i madh. Sot dibranët, bulqizakët e dinë shumë mirë se si ka ndryshuar jeta e tyre. E di edhe zotëria që kur vinte në fushatë vinte dhe kthehej Brenda ditës. Për sa kohë thotë gjëra të paqenë ky nuk është një problem. Në vitin 2018 është miratuar kontrata e koncesionit të partneritetit publik privat për përmirësimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës së Arbrit. Rruga e Arbrit përbëhet nga një gjurmë kryesore 70 km e gjate e cila lidh periferinë e Tiranës me rrugën ekzistuese. Si dhe nga 2 rrugë lidhëse. Gjithsej rreth 75 km rrugë, nga të cilat 20.12 janë ndërtuar në vitet 2009-2011. Vlera e kontratës koncensionare është 33 milionë e 600 mijë lekë. Për periudhën korrik 2018 maj 2022 janë realizuar punime në vlerën 26 milionë. Për periudhën 2018-2022 nga buxheti i shtetit është financuar shuma në vlerën 9 milionë e 900 mijë lekë. Nuk ka shtesë dhe nuk do ketë shtesë në këtë kontratë. Shtyrja e afatit të ndërtimit ka ardhur për një sërë arsyesh. Është kërkuar kohë shtesë për ndërtim prej 17 muajsh duke pasur parasysh periudhën e pezullimit të punimeve në tunelin e Murrizit sipas projektit fillestar. Koha e ndërtimit ka qenë 44 muaj, bashkuar në 61 muaj, pra me shtesën 17 mujore. Aktualisht jemi në muajin e 46 ku kemi garantuar ecuri punimesh me ritëm dhe me cilësi e përmbushje të standardeve të ndërtimit.  

/Abcnews.al/