Përfundimi i rrugës së Arbrit dhe Hapja e Tunelit të Murrizit shkurton kohën e lëvizjes nga Tirana në Dibër me gati 3 orë nëse e krahasojmë me periudhën kur ky segment nuk ishte i hapur për qarkullim të automjeteve.
Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, eksperti i Infrastrukturës, Arben Meçe tha se Rruga e Arbërit përbëhet nga një sërë veprash.
Gjithashtu ai theksoi se ky segment është ndërtuar në një terren të vështirë gjeologjike.
“Rruga e Arbërit ka qenë një alternative e korridorit 8 sepse të dyja sëbashku përfundojnë në Shkup. Por kushtet e vështira të zonë së Murrizit, mbeti në nivele gati karrocerie, pasi kostot për të ndërtuar një rrugë të nivelit të lartë të transportit ishin të vështira. Duhet thënë se rruga e Arbërit ka qenë një nga rrugët më të vështira në aspektin teknik dhe me një kosto të lartë. Kostot që mori përsipër shteti shqiptar janë në përmasa të pallogaritshme, por justifikojnë një politikë shtetërore për të depërtuar në këtë territor. Kjo është një nga rrugët e ballafaquara me problematika shumë serioze, sepse ka zona me territore me ngarkesa të larta me ndikim klimaterik të lartë, si dëbora dhe ka gryka të mëdha shumë. Por në këtë rrugë kemi Tunelin e Murrizit, që ka pasur problematika shumë serioze…dhe kemi dy ura që janë edhe në lartësi dhe gjatësi. Këto janë simbole të teknologjisë së lartë të ndërtimit dhe përballimit me sukses të teknologjisë së ndërtimit, për të përballuar këto vepra ikonë…”, tha më tej Meçe.
/abcnews.al/