Eksperti i ekonomisë Genti Beqiri tha për programin ‘Sheshi i Dollarit’ se bizneset duhet të fillojnë të përgatiten për procesin e integrimit. Beqiri u shpreh se qeveria duhet t’i kthehet ndryshimeve të ligjit për bizneset dhe se kemi nevojë që shoqatat e biznesve të unifikohen dhe të informojnë bizneset për ndryshimet që do të ndodhin.
“Optimizmi është një anë pozitive, por kur vjen puna te problematikat ekonomike, ambienti patjetër që aty s’do jenë dhe aq optimist. Dua të kap një aspekt tjetër të këtij procesi të jashtëzakonshëm që duhet të vij sepse jemi në një ambient jo aq të kënaqshëm. Kemi një tërheqje të fortë të financimeve te organizatave të OKB. Shumë organizata kanë qenë të fokusuara në biznese dhe se çfarë do të ndodhi. Qeveria ka marrë një trend tjetër ndërkohë që biznesi është në stacion. Qeveria duhet t’i kthehet ndryshimeve të ligjit për bizneset.
Duhet të marrim një model se kemi shumë shoqata biznesi sesa biznese, kemi nevojë të unifikohen dhe të informojnë bizneset se çfarë do të ndodhi.”