Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Negociatat, hapim 4 kapituj të tjerë/ Të martën mbahet konferenca e gjashtë ndërqeveritare Shqipëri-BE

schedule09:00 - 13 Shtator, 2025

schedule 09:00 - 13 Shtator, 2025

Shqipëria do të ulet të martën në konferencën e gjashtë ndërqeveritare me Bashkimin Europian për të hapur grupkapitullin “Agjenda e Gjelbërt dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.

Delegacioni shqiptar do të kryesohet nga kryeministri Edi Rama, i cili çeljen edhe të katër kapitujve të tjerë të negociatave për anëtarësim, e cilëson një gur kilometrik.

“Presidenca Daneze e BE-se na fton që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim, të cilët u shtohen 24 kapitujve që kemi hapur në vetëm 11 muaj – një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash.”

Këto grupkapituj përfshijnë politikën e transportit që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë rrugore e hekurudhore, sektorin e energjisë dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm, mbrojtjen e mjedisit dhe përballimin e ndryshimeve klimatike përmes standardeve të larta të BE-së, rrjetet trans-evropiane dhe ndërlidhjen infrastrukturore të Shqipërisë me vendet e BE-së.

Më pas mbetet vetëm grupkapitulli I fundit I negociatave; “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”. Burimet thane se data e diskutuar për hapjen e tyre është 2 tetori, duke përmbyllur kështu celjen e të gjithë grupkapitujve të negocimit brenda vjeshtës.

Deri më tani janë celur negociatat grupkapitujt e Themeloreve, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregu i Brendshëm, Rritja dhe Konkurrueshmëria Gjithëpërfshirëse.

Ambicia e qeverisë është që Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota brenda 2030 por komisionerja për Zgjerimin Marta Kos ka qenë optimiste për anëtarësimin e vendit tonë brenda 2029.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!