Rruga buzë liqenit nga Pogradeci në Tushemisht në harresë të plotë, mungojnë investimet

schedule13:43 - 12 Gusht, 2021

schedule 13:43 - 12 Gusht, 2021

Rruga buzë liqenit të Ohrit që lidh qytetin e Pogradecit me pikën turistike të Drilonit është amortizuar. Në të nuk investuar prej shumë kohësh.

Segmenti rrugor që lidh Pogradecin me zonën turistike të Tushemishtit është lënë në harresë të plot, ndonëse ka qenë një nga premtimet kryesore gjatë fushatave elektorale, siç duket dhe nga pamjet është e degraduar.

Asfalti është dëmtuar, kurse gropat janë thelluar.

Banorët e fshatit që të ardhurat kryesore i sigurojnë nga turizmi familjar, kërkojnë rehabilitimin e këtij segmenti.

“Është bërë shume gabim qe nuk është rregulluar sepse kjo është pjesa më e bukur”, thotë një banor.

Në këtë segment mungon ndriçimi.

“Premtimet i merr era. Çdo gjë duhet bërë me vepra. Kjo rrugë duhet të rregullohet sepse bëhet burim aksidenti  edhe për shkak të mungesës së sinjalistikës”, thotë një tjetër banor.

Kjo segment do të jetë pjesë e vijës buzë liqenore që pritet të ndërtohet  nga Lini në Tushemisht.

Ndërkohë disa muaj më parë përfundoi rehabilitimi i plotë i një tjetër aksi kryesor paralel, që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin Tushemisht./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!