Edhe pse kanë kaluar 4 orë nga përfundimi i procesit të votimit për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës, ende nuk ka nisur numërimi.
Gazetarja e ABC News, Esiona Konomi raporton se janë 5 grupe të numërimit të votave, të cilat ende nuk kanë nisur punën.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme në Rrogozhinë ishte 36%, 4% më shumë se në 14 maj.
“Ky është vendi i vetëm ku do të numërohen votat e Bashkisë Rrogozhinë. Janë 5 grupe të numërimit të votave, të cilat ende nuk kanë nisur procesin, edhe pse kanë kaluar 4 orë kur është mbyllur procesi i votimit. Arsyeja është sepse komisionerët kanë ardhur me vonesë. Të parët kanë ardhur komisionerët e PS, më pas ata të opozitës. Edhe pse janë ulur mbi tavolinë, ata nuk kanë filluar ende të hapin asnjë kuti. Janë duke marrë trajnime dhe shpjegime përkatëse organizative, por nuk kanë nisur të numërojnë kutitë e votimit. Sipas KQZ, pjesëmarrja zyrtare është 36%, 4% më shumë se në 14 maj”, raportoi gazetarja Konomi./abcnews.al