RROGOZHINË- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Rrogozhinë, Shkëlqim Hoxha, ka folur për mediat pasi ka ushtruar të drejtën e votës në një prej qendrave të votimit.
Ai tha se duhet të kishin marrë fitoren që herën e parë, sidmos pasi Kolegji Zgjedhor doli në përfundimin se kutia e burgut nuk ishte në përputhje me rregullat, që parashikon ligji.
“Prej atyre […i referohet kutisë së burgut] ne humbën mandatin, por as nuk ishte e drejtë dhe as ripërsëritja. Në qoftë se vendoset se ka qenë e gabuar kutia e burgut dhe kthehen zgjedhjet dhe burgu nuk voton, normalisht duhet të kishim marrë fitoren që herën e parë dhe tani jemi këtu ku jemi”, tha ai.
Gjatë fjalës së tij para gazetarëtve, Hoxha u shpreh i bindur në fitoren e Bashkisë së Rrogozhinës.
“Tani jemi këtu ku jemi, por kemi shumë pritshëmri. Fitorja jonë nuk diskutohet, qytetarët e kanë ndarë mendjen, pavarëssht presioneve që u janë bërë gjatë fushatës, ata e kanë bërë zgjedhjen e vet. Do kemi më shumë se herën tjetër. Nuk kam dijeni fare. Unë kaloj në çdo qendër, pyes për infomacion”, theksoi ai.
Më hëret, kandidati i Metës dhe Berishës për Bashkinë e Rrogozhinës u shpreh se nëse humb zgjedhjet është i gatshëm t’i japë dorën dhe t’i urojë suksese kunndërshtarit të tij politik./ n.m.abcnews.al