Rrjeti social Snapchat shpëton një adoleshente nga rrëmbyesit e saj

schedule08:22 - 22 Janar, 2020

schedule 08:22 - 22 Janar, 2020

Një adoleshente nga Kalifornia që ishte rrëmbyer nga tre burra u shpëtua pasi përdori Snapchat duke i treguar vendndodhjen shoqeve të saj.

14-vjeçarja u gjet të martën  pasi përdori Snapchat dhe njoftoi shoqet se ishte rrëmbyer dhe s’dinte ku ishte. Shoqet e saj përdorën aplikacionin për të gjetur vendndodhjen e të rrëmbyerës dhe më pas telefonuan policinë për t’i dërguar në një motel në San Jose.

Oficerët e gjetën vajzën brenda një dhome moteli dhe arrestuan një burrë, 55-vjeçarin Albert Thomas Vasquez që u pa të dilte nga dhoma.

Policia tha se Vasqquez e njohu adoleshenten në qytetin e Capitola ditën e rrëmbimit. Ai e drogoi deri sa ajo humbi vetëdijen. Më pas, Vasquez telefonoi dy burra të tjerë, 34 dhe 31 vjeç për t’i ndihmuar në rrëmbim.

Tre burrat e futën adoleshenten në një makinë ku Vasquez abuzoi seksualisht me të. Më pas e çuan në motel ku e dhunuan fizikisht.

 

Një zëdhënës i Snapchat tha për BuzzFeed New-s se harta e aplikacionit është përdorur dhe më parë në situata të ngjashme. Vendndodhja e një përdoruesi mund të ndahet me shokë të përcaktuar dhe përditësohet vetëm kur aplikacioni përdoret./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!