TIRANË- 44 shtetase të huaja, që vinin nga amerika latijne janë proceduar penalisht nga policia pasi në bashkëpunim me disa persona të tjerë ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit.
8 persona janë vënë në pranga ndërkohë që 3 anë shpallur në kërkim nga 11 masa sigurie që janë eksekutuar në lidhje me këtë operacion.
Arrest ne burg :
Esmerald Sulollari, 39-vjeç
Yuly Gomez, 33-vjeçe
Liliana Valencia, 23-vjeçe
Nicol Benitez, 27-vjeçe
Stefania Marin, 29-vjece
Nicole Bertel, 27-vjeçe
Arrest në Shtëpi:
Elona Muraj, 47-vjeçe
Anisa Brahaj 34-vjeç
Kjo e fundit është dhe oficere policie pranë komisariatit numër 4 në tiranë, teksa akuzohet për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Sipas burimeve nga grupi hetimor që u mor me këtë operacion, koka e këtij rrjeti ishte Gaberiela Martinez, (gruaja ne foto) një kolumbiane e cila aktualisht është e shpallur në kërkim ajo së bashku me oficeren e policisë që sipas komunikimeve të zbardhura ka qenë dhe krahu i saj i djathtë gjurmonin thuajse çdo lëvizje të vajzave nga amerika latine në Shqipëri.
Ndërkohë që kolumbiania kishte edhe një njëri tjetër të besuar, që sipas komunikjimeve rezulton të jetë një taksixhi që merrej me vajzat si tutor, që i dërgonte asaj paratë në Kolumbi përmes Bitcoin apo bankave të ndryshme.
Në Tiranë, vajzat që vinin nga Kolumbia priteshin në Rinas nga taksixhiu dhe akomodoheshin kryesisht në banesa që lëshohen me qira ditore. Ndërkohë që sipas hetimeve ka rezultuar se në bazë të shërbimeve seksuale që vajzat ofronin, paguheshin nga 200 deri në 250 euro në orë./abcnews.al