Kryetari Partisë Republikane, Fatmir Mediu në cilësinë e drejtuesit të Organizatës për Sigurinë në Europën Juglindore, organizoi një forum me pjesëmarrje të zyrtarëve të lartë të SHBA për rrjetin 5G dhe problemet e sigurisë.
“Siguria nuk është në shitje, është koha për të vepruar së bashku si vende anëtare të NATO-s për të garantuar një rrjet 5G. Koordinimi dhe forcimi i marrëdhënieve transatlantik është me rëndësi të veçantë për vendet demokratike, BE dhe SHBA sidomos ne këtë situate te COVID ku vihen re tendenca te izolimit dhe populizmit”
Ai shtoi se Shqipëria ka rene dakord me SHBA të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi për implementimin e rrjetit 5G.
I ftuari special në këtë forum, Gjenerali James Jones, ish-Komandanti Suprem i NATO-s – Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në SHBA, theksoi rëndësinë e sigurisë së këtij rrjeti.
“Rrjeti 5G dhe siguria e tij është parësore për sigurinë kombëtare dhe per privatësinë e qytetareve tanë. Bota po behet bipolare ku Amerika do jete poli I vendeve demokratike dhe Kina poli i vendeve autoritare qe përdorin dhe kontrollojnë ekonominë dhe kontrollojnë jetën e njerëzve për qëllime pushteti”
Dhe të pranishmit e tjerë, në këtë forum, general dhe kongresmenë, u shprehën se 5G-ja do të jetë një element thelbësor për të ardhmen e ekonomive të shteteve, të sektorit publik dhe privat./abcnews.al