Rrjetet sociale në luftë për të “zhdukur” një video

schedule16:41 - 8 Maj, 2020

schedule 16:41 - 8 Maj, 2020

Një video me informacion të rremë për koronavirusin është duke u shpërndarë me shpejtësi. Ndërkohë, rrjetet e mëdha sociale janë në përpjekje për ta zhdukur këtë video.

Videoja e ashtuquajtur “Plandemic” është në stilin e një dokumentari, me standarde shumë më të larta prodhimi sesa shumë video konspirative.

Videoja është e mbushur me dezinformata mjekësore se nga erdhi virusi dhe si transmetohet.

Ndonëse përpjekjet për ta fshirë atë janë të mëdha, videoja vijon të përhapet me shpejtësi.

Videoja 26-minutëshe u shfaq për herë të parë në fillim të kësaj jave, dhe është shpërndarë në YouTube, Facebook, Twitter.

Në video pretendohet se virusi ka dalë nga një mjedis laboratorik dhe nuk është shfaqur natyrisht; që përdorimi i maskave dhe dorezave në të vërtetë i bën njerëzit më të sëmurë.

Pretendime të tilla nuk mbështeten nga këshilla të besueshme mjekësore dhe shkencore. Videoja gjithashtu sugjeron që numri i vdekjeve po falsifikohet me qëllim, në mënyrë që të ushtrojë kontrollin mbi popullatën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!