Rrjetet sociale dhe fëmijët, i mituri: Qëndroj mbi 7 orë, shoh dhe gjëra të dhunshme

schedule16:13 - 29 Mars, 2023

schedule 16:13 - 29 Mars, 2023

Rrjetet sociale janë sot një kanal i rëndësishëm komunikimi, por përdorimi i tyre në masë nga fëmijët është kthyer në një fenomen shqetësues.

Këta nxënës të shkollës “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë tregojnë se rrinë për shumë orë në rrjetet e tyre sociale, të cilat i kanë hapur kur ishin ende në fillore. Pranojnë se qëndrimi i gjatë në telefon, iu ka ndikuar negativisht në mësime.

Qëndroj deri në 7 orë. Më ka ndikuar negativisht tek mësimet”, shprehet një nga fëmijët.

“Instagrami dhe Tik Tok to janë ata që kaloj më shumë kohë gjatë ditës. Më ka ndikuar edhe në jetën time duke me shpërqendruar nga mësimet, duke me tërhequr jashtë jetës reale nga të afërmit. I përdor prej gati 10 vjetësh. Rrjeti im i parë social ka qenë Facebook e hapa në klasë të parë në vitin 2014”.

Thonë se ndeshen shpesh me video që kanë përmbajtje dhune.

Ka përmbajtje me dhunë, jo për nuk i shikoj shumë, i kaloj nuk i shoh.  Prindërit me thonë mos i përdor, unë i kuptoj po bëhesh edhe jashtë modës”.

Kjo vajzë tregon se ka marrë mesazhe edhe nga të panjohur.

Ka ndodhur shumë herë që më kanë shkruar njerëz që nuk i njoh, por i kam bërë spame e kam ndarë në radhe të parë me prindërit”, shprehet ajo.

Psikologia Eralba Zenelaj thotë se prindërit janë shpesh të painformuar për teknkologjinë, por duhet të kenë më shumë kontroll ndaj fëmijëve.

“Janë të rrezikuar sepse janë të pakontrolluar totalisht. Ne shikojmë nxënës që vinë me pak orë gjumë, prapë nuk i kontrollojnë prindërit, varet se çfarë shikojnë. Mund të flasim edhe për faqe pornografike ë kanë akses si të duan”, shprehet psikologia.

Rrjetet sociale, thekson, psikologia po përforcojnë akoma më shumë bullizmin.

Krijohen këto grupet dhe filljnë dhe tallen e qeshin njëri tjetri. Krijohen kështu edhe bullizmat ë klasë, ne nuk i shikojmë këtu dhe bëhen në rrjete sociale, kur vijnë këtu kanë ndodhur ne shohim vetëm pajosë”.

Ekspozimi në rrjetet sociale po ndikon edhe në sjelljet e fëmijëve dhe adoleshentëve. Sipas psikologes, duhet më shumë vëmendje ndaj tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!