Ne rrjetet sociale shpesh nis shkendija e konflikti mes adoleshentëve. Sherret që nisin aty përfundojnë në dhunë fizike.
Ky fenomen po behet gjithmonë e me shume shqetësues dhe fatkeqësisht te tilla konflikte po lënë pas edhe viktima mes te rinjve e fëmijeve.
Psikologet e shkollave thonë se përballen çdo ditë me probleme të tilla mes adoleshenteve. Të rinjtë bëhen pjesë e grupeve te komunikimit në platforma të ndryshme, dhe aty nisin më pas përplasjet mes tyre.
“Mënyra si ne i verifikojmë janë nëpermjet referimeve nga prindërit, mësuesit, por edhe nëpërmjet referimeve të vetë nxënësve”.
Konfliktet mes adoleshentëve lindin kryesisht nga komentet për pamjen e jashtme. Ndryshe nga djemtë, vajzat janë më të prirura të kërkojnë ndihmë.
“Për pamjen e jashtme, për etninë, për menyrën si vishen. Këto kanë qenë rastet rastet qe me janë referuar. Janë shtuar rastet edhe te vajzat, por djemtë tentojnë t’i zgjidhin në forma të tjera. Ndersa vajzat kerkojne ndihmë“.
Në këto situata familja luan një rol të rëndësishëm. Sipas sociologes Arjana Muçaj, prindërit janë të parët që duhet të vënë re ndryshimin e sjelljes tek fëmija.
“Familja ka harruar qe roli i saj kryesor eshte edukimi i femijes, ta mbeshtese për t’i treguar rrugën e drejtë se barra i lihet institucionit arsimor, por mos harrojmë qe fëmija pjesën më të madhe te kohes e kalon jo vetëm ne shkolle, por edhe ne familje. Është prindi i pari që vëren ndryshime te sjelljes”.
Një tjetër faktor që i çon adoleshentët drejt konfliktit ne rrjet sociale janë simpatitë qe ata krijojnë për personazhe te njohur publikë, prej te cilave grupohen dhe vendosen perballë si rivale.
“Adoleshentët krijojnë idhujt e tyre, personazhet e njohur, që i ndjekin në rrjetet sociale. Qe aty ndodhin fërkimet me njeri tjetrin, ndahen ne grupime dhe këto grupimeve bëhen pjese e bullizimit, fyerjeve sharjeve dhe me pas vjen dhuna fizike”.
Për të ndryshuar këtë situatë, sipas sociologes duhet të funksionojnë të të dy faktorët së bashku, familja dhe sistemi arsimor./abcnews.al