Rrjedhje të tjera nga LSI, 100 anëtarë kalojnë te PS, Klosi i pret grumbull, injoron COVID-19

schedule11:55 - 30 Janar, 2021

schedule 11:55 - 30 Janar, 2021

Pas dy ish-deputetëve në Berat, LSI-së i janë larguar edhe kryetari i LRI-së Altin Kazazi, i cili tha se së bashku me 100 anëtarë të kësaj force politike i janë bashkuar PS-së, ndërsa në selinë e PS-së i priti drejtues politik i këtij qarku Blend Klosi.

Por përse u larguan nga LSI-ja? Altin Kazazi së bashku me disa prej anëtarëve të LSI-së shpjeguan arsyet e vendimit. “Ne kemi dhënë kontributin tonë për LSI që në vitet e para të gjimnazit.

Por sot me LSI nuk na lidh më asgjë sepse LSI nuk përfaqëson më asgjë tjetër përvec një rrethi të ngushtë interesash familjare dhe politike.

Jemi shumë të keqardhur që LSI sot është kthyer në një parti ku duhet të jesh ose kushëri ose shërbëtor i familjes së udhëheqes. Mjaft që të përmendim ish kryetarin e Baskise dhe kandidatet për deputetë sot, të gjithë kushërinj të Metës dhe shërbëtorë të Monikës.

Si mund të bëhemi ne shërbëtorë të kushërinjve të tyre gjoja në emër të rinisë? LSI thotë Shqipëria është shtëpia juaj, ndërsa LSI vetë është shtëpia e kushërinjve dhe shërbëtorëve që tjetër thonë e tjetër bëjnë!

Ne nuk jemi dot fasada e propagandes elektorale të Monikës dhe Metës, prandaj sot të gjithë së bashku kemi vendosur të ikim nga shtëpia e kushërinjve dhe sherbetoreve, po jo nga Shqiperia!

Ne do te regjistrohemi anetare te PS aty ku po regjistrohen perdite ata qe LSI e kishin pasion jo pazar! Cfare nuk kemi degjuar dhe duruar per pazaret e bera ne Tirane me kontributet tona elektorale! Boll me!

Ne do te vazhdojme te angazhohemi si qytetare ne politike per Beratin qe duam me Edi Ramen dhe Partine Socialiste” thanë disa prej tyre.

Por Blendi Klosi pritjen në PS për t’u dhënë teserat e reja të partisë ua bëri në shkelje të plotë të rregullave anti-covid, pasi në seli ishin më shumë se 10 veta që parashikon Anti Normativ dhe mbi të gjitha pa distancë, por ngjitur me njëri tjetrin. E njëjta gjë ndodhi pak ditë më parë me Mira Rakacollin.

Në javët e fundit pati disa largime nga radhët e LSI-së në drejtim të PS-së, dy ish-deputetët në Berat, Nasip Naço e Gledion Rehovica dhe deputetja Ediola Braha./ db/Abcnews.al