TIRANË- Në rrugën Bardhyl, në një karburant, një autobot furnizonte me benzinë karburantin dhe gjatë asaj kohe ka shpërthyer autoboti dhe për pasojë është dëmtuar shoferi dhe menaxheri i karburantit.
Si pasojë është dëmtuar Miklovan Çollaku, (menaxher) dhe Myrti Kadiu (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Sipas të dhënave të deritanishme, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave/ abcnews.al