TIRANË- Këshilltari i Donald Trump për sigurinë kombëtare, Michael Waltz, shtoi aksidentalisht një redaktor nga “The Atlantic” në një bisedë sekrete në grupin Signal, ku po diskutoheshin operacionet konfidenciale – duke përfshirë sulmet e planifikuara ndaj Houthi-ve të Jemenit.
Biseda përmbante diskutime aktive rreth operacioneve ushtarake të SHBA-ve në Jemen, duke përfshirë plane të detajuara për armët, kohën e goditjes dhe objektivat.
Në fillim, gazetari mendoi se ishte një shaka, por vetëm disa orë më vonë, SHBA-të në fakt filluan të nisnin sulmet në Jemen. Aty ai kuptoi se ishte përfshirë gabimisht në grupin në Signal dhe arriti të shkrepte disa fotografi nga brenda bisedave.
Analisti Artur Nura, i ftuar në “Real Story” tha se kjo më shumë duket si lojë e shërbimeve, e cila synon t’i sjellë dëm të madh perëndimit.
“Pa hyrë në termat e sigurisë kombëtarë të SHBA, ne sensin gjeopolitik mua më duket një lojë e shërbimeve, një lojë inteligjente, që sigurisht dëmin më të madh po ia sjellin perëndimit”, tha ai./abcnews.al