Rrjedhja e gazit te ish-Metalurgjiku në Elbasan, shkaqet që çuan në plagosjen e 3 punonjësve

schedule17:44 - 22 Korrik, 2020

schedule 17:44 - 22 Korrik, 2020

Mos ndërrimi në kohë i filtrave të gazit në kompaninë “Alba Gaz”, çoi në plagosjen e tre punëtoreve paraditen e së mërkurës në Elbasan.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10.30 të së mërkurës. Ata ishin duke punuar si çdo dite kur njëra nga bombolat shpërtheu si pasojë e presionit të krijuar në një nga filtrat e gazit.

Lexo edhe: Rrjedhje gazi te ish-Metalurgjiku në Elbasan, plagosen 3 punonjës

Gazetari Aldo Kozarja, duke cituar burime, raporton se në kompani nuk janë zbatuar kushtet e sigurimit teknik.

Amortizimi i kushteve  te fabrikës së gazit por edhe moszbatimi i kushteve teknike thuhet paraprakisht se ka qenë shkaku që çoi në plagosjen e tre punonjësve.

Sipas të dhënave, gazi që përpunohet në këtë fabrikë përzihet me oksigjen dhe squfur dhe kthehet në të lëngshëm dhe përdoret për pijet alkoolike, por edhe sheqerin.

Një nga të plagosurit është teknik i mesëm i cili është  përgjegjës për mbarëvajtjen teknike të kësaj fabrike. Ai bashkë me të tjerët ndodhen në spitalin e Elbasanit nën kujdesin e mjekëve.

“Babë e bir, Qemal dhe Eduard Bendaj aktualisht ndodhen në repartin e Kirurgjisë, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, Qemal Mullahu, i cili është dhe i dëmtuari më rëndë nga rrjedhja e gazit, aktualisht është transportuar  në repartin e reanimacionit, pasi si pasojë e shpërthimit ka dëmtime në fytyrë,” raportoi gazetari Kozarja.

Aktualisht, raportohet se vijon të mbetet i shoqëruar Luan Malo, pronari i subjektit si dhe djali i Qemal Mullahut. Policia ka ngritur një grup hetimor për të zbuluar se kush ka gabuar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!