Moska po planifikon të thërrasë një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për dëmtimin e dy tubacioneve të gazit Nord Stream, thonë zyrtarët qeveritarë.
Rrjedhjet u vunë re në Detin Baltik dje, ndërsa sizmologët raportuan shpërthime në ujërat rreth tubacioneve midis Gjermanisë dhe Rusisë.
Shkaku i saktë i rrjedhjeve nuk dihet ende, por BE beson se është “një akt sabotimi”. /abcnews.al