Meteorologu Hakil Osmani në “ABC e mëngjesit” shpjegoi se gjatë ditës së sotme dhe ditës së nesërme temperaturat do të mbeten të larta ndonëse do të ketë prezencë të vranësirave dhe herë pas herë edhe reshje të pakta.
Ndërkohë ditën e nesërme do të ketë prezencë të reshjeve në zonat veriore, ndërsa nga dita e mërkurë dhe vijim pritet një rënie e vlerave termike dhe shtim të reshjeve në territor gjatë mesjavës.
“Vlera më e ulët për këtë javë pritet të shënohen me maksimumin 27-28 gradë celsius gjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa në zonat malore vlerat termike pritet të shkojnë 20-21 gradë celsius”, tha Osmani.
Më tej ai shpjegoi se situata e krijuar gjatë këtyre ditëve është shkaktuar nga masat të ardhura nga veriu i kontinentit afrikan duke sjellë përzierja të masave të ajrit me e grimcave të pluhurit që vijnë nga Saharaja.
Gjithashtu parametri i erës të jetë më i ndjeshëm duke sjellë një dallgëzim nga katër në pesë ballë.