Suedia, strategjia e së cilës ka tërhequr interes në të gjithë botën, regjistroi sot 4,034 raste të reja me koronavirus, rritja më e madhe ditore që nga fillimi i pandemisë, sipas statistikave të Shërbimit Shëndetësor.
Më 29 tetor, vendi njoftoi një numër rekord prej 3,254 rastesh ditore. Suedia ka vendosur vazhdimisht një rekord të ri ditor në javët e fundit. Po ashtu shtrimet në spital dhe vdekjet nga Covid-19 kanë ardhur gjithnjë në rritje.
Në 24 orëte fundit në vend u shënuan 5 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 6,002. Shkalla e vdekjes për frymë në Suedi është shumë herë më e lartë se në vendet fqinje, por më e ulët se në disa vende të mëdha evropiane, të tilla si Spanja dhe Britania. g.v/abcnews.al