Rritje rastesh, drejt mbushjes pavijoni Covid në Durrës

schedule10:27 - 17 Shkurt, 2021

schedule 10:27 - 17 Shkurt, 2021

Është thuajse i mbushur pavijoni Covid në Spitalin Rajonal të Durrësit. Siç raporton gazetari Leonidha Muasaj, pavijoni është drejt mbushjes së kapacitetit të plotë.

Në këto ambiente trajtohen vetëm persona që kanë nevojë për oksigjen. Ndërkohë, nëse do të ketë këtë ritëm infektimesh dhe rastesh do shikohet mundësia e zgjerimit edhe në ambiente të tjera.

50 pacientë të shtruar ishin vetëm dje, ndërkohë që sot është rritur numri.

Ky pavijon ka 70 shtretër të gjithë të pajisur me oksigjen. Drejtoresha e spitalit Nadire Kërtusha tregoi për ABC procedurat që do të ndiqen për këta pacientë që shtrohen në spital. Në rast të përkeqësimit, pacientët do të nisen drejt Tiranës.

Lexo edhe: Drejtoresha e spitalit të Durrësit: Si bëhet shtrimi i pacientëve me COVID

“Ne pacientë shtrojmë çdo ditë. Por deri dje shtronin pacientë të dyshuar pa përgjigjen e tamponit. Nga dje janë shtruar ata që janë me tampon pozitiv”, është shprehur ajo. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!