Rritje page dhe firmë për një sezon, Edinson Cavani mbetet “Djall i kuq”

schedule17:19 - 10 Maj, 2021

schedule 17:19 - 10 Maj, 2021

Edinson Cavani ka pranuar ofertën e Manchester United dhe ka nënshkruar edhe për një tjetër sezon. Sulmuesi uruguaian ka përfituar rritje rroge, pasi nga 200 mijë sterlina do të fitojë 250 mijë në javë.

Fabrizio Romano raporton se Cavani kishte një ofertë 2-vjeçare nga Boca Juniors, por preferoi të qëndronte në Europë dhe të luante edhe një vit tjetër në Premier League.

Drejtuesit e “Djajve të kuq” kishin pak kohë që i kishin nisur bisedimet. Cavani ka arritur të bindë, pasi ka shënuar 15 gola në të gjitha garat. Trajneri Solskjaer e donte me çdo kusht sulmuesin në skuadër dhe dëshira i është plotësuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!