Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rriten pagat e Policisë/ Koçiu: Përfitojnë 720 punonjës të Renea, Forcës së Sigurisë dhe Operacionales

schedule12:32 - 20 Shkurt, 2026

schedule 12:32 - 20 Shkurt, 2026

720 punonjës të policisë do të përfitojnë rritje page ku përfshihen punonjës nga tre strukturat RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcën e Posaçme Operacionale.

Me rritjen që këto kategori marrin tani, mjafton të them që një inspektor i thjeshtë kalon në një pagë 1600 euro, ndërsa për një drejtues në RENEA 2300 euro. Për forcat operacionale, grada inspektor 1200 dhe ajo komisar 1600 dhe 1700 euro. Është një politikë rritje page, e cila tregon me vepra mbështetjen që japin punonjësit e Policisë së Shtetit. Dhe nga ana tjetër, është një rritje që mundëson ruajtjen e efektivëve më të mirë në këto trupa policore.

Gjate vitit 2025, 726 asete me vlerë rreth 6 miliardë lekë të sekuestruara dhe 64 pasuri të konfiskuara. Këto pasuri do të vendosen në dispozicion të institucioneve shtetërore dhe familjeve që kanë një dëshmor, apo punonjës policie që ka humbur jetën në detyrë.



Referuar angazhimit te Shqiperise në Gaza, Koçiu nuk dha detaje për numrin e trupave ushtarak që do të dërgohen por tha se Shqipëria do të kryejë angazhimet e marra përsipër

Unë nuk kam informacionin konkret sot, patjetër që angazhimi do të jetë ashtu siç e deklaroi kryeministri Rama në dje në Uashington. Sa i përket numrit të efektivëve për të mbështetur të gjithë partneritetin dhe angazhimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, do e vlerësojmë në ditët në vijim

Lidhur me kërkesën për shtim mbrojtjeje për ish-kreun e SPAK, Koçiu konfirmoi rritjen e mbrojtjes ndaj Altin Dumanit.  /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!