Rritje pagash nga korriku/ Ekspertja tregon efektet: Vendimi i qeverisë në kohën e duhur

schedule14:30 - 26 Qershor, 2024

schedule 14:30 - 26 Qershor, 2024

TIRANË- Nga 1 korriku do të nisë rritja e pagave në shtet. Qeveria ka zbardhur detajet ku sipas ministrit të Financave Ervin Mete nga kjo masë do të përfitojnë rreth 135 mijë punonjës të administratës, mes tyre arsimtarë, mjekë, policë e punonjës të sistemit të sigurisë në vend.

Ai shtoi se synohet që me këtë rritje paga mesatare të arrijë në  105 mijë lekë. Me ndryshimet e fundit, do të kryhet edhe indeksimi i pagave në shtet në bazë të normës së inflacionit.

Ekspertja e ekonomisë, Eriola Hoxha, e ftuar në “Money Report” në ABC News u shpreh se vendimi për rritjen e pagave në administratën publike është bërë në kohën e duhur.

“Të gjithën efektet do të ndihen prej korrikut të 2024. Janë 135 mijë punonjës të administratës shtetërore, që nga rritja e nivelit të përgjithshëm të pagave. Vendimi vjen në kohën e duhur. Indeksimi i pagave do të bëhet në çdo dy vite”, tha ajo.

Ajo shtoi se efektet e këtij vendimi do të ndihen si në nivelin makro, ashtu dhe atë mikroekonomik.

Sipas saj, rritja e pagave ka ndikim të drejtpërdrejtë në nivelin mikro pasi familjet e punonjësve që përfitojnë do të kenë më shumë të ardhura dhe kjo do të krijojë mundësi për të përballuar me lehtë shpenzimet e përditshme.

“Efektet kanë filluar të shfaqen në nivel makro dhe në nivelin mikro, por efekti i drejtpërdrejtë është në nivelin mikroekonomik. Buxhetit i shtetit është i përgatitur për këtë vlerë reale për 135 mijë punonjës. Qytetarët do të kenë më shumë të ardhura për të përballuar shpenzimet e tyre familjare”, theksoi  ajo./ abcnews.al