Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rritje me 30 për qind të Forcave Aktive, mbi 700 rekrutime”, Vengu: Procesi në Hagë, mbështetur në akuza me influencë ruse

schedule11:33 - 25 Shkurt, 2026

schedule 11:33 - 25 Shkurt, 2026

Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, njoftoi se Shqipëria do të rrisë forcat aktive me 30% dhe do të mbajë mbi 700 rekrutime për të forcuar kapacitetet dhe shtrirjen territoriale.

Ai theksoi rëndësinë strategjike të kompleksit portual Durrës Porto Romano dhe hekurudhës së koridorit 8, duke përfshirë edhe plane për dislokim të mjeteve ajrore dhe bashkërendim civile-ushtarak.

Për qëndrimin ndaj ish-krerëve të UCK në Hagë, Vengu theksoi se procesi në Hagë është i mbështetur në akuza me influencë ruse



“Është e sanksionuar që është kompleksi Durrës Porto Romano. Durrësi ka dy porte dhe do të vijojë të ketë. Pjesa hekurudhore e koridorit të 8 nis në Porto Romano dhe po merren masa që të bëhen financime dhe të nisë ndërtimi. Hekurudha është shumë e rëndësishme për aleancën; është kompleksi portual në tërësi që është pjesë e koridorit.

Një tjetër element me rëndësi është edhe se çfarë bëjmë përgjatë këtij aksi. Na duhet të kemi një infrastrukturë civile-ushtarake në mbështetje të këtij aksi, në mënyrë që trupat tona të shpërndahen. Nderlidhja dhe telekomunikacioni në këtë zonë ka nënkomponente të rëndësishme dhe këto janë të sanksionuara në planin tonë.

Synojmë të kemi një rritje domethënëse me 30 për qind të forcave aktive dhe do të vijojmë të kemi minimalisht mbi 700 veta që rekrutohen. E bëjmë për dy arsye: sepse cikli i mjeteve të reja të artilerisë dhe kapacitetet kërkojnë personel të specializuar; e dyta, kjo bëhet me shtrirjen territoriale të forcës që ishte tkurrur; e treta bëhet me konceptin si një shportë e burimeve kombëtare.

Për qëndrimin ndaj ish-krerëve të UCK në Hagë, kryeministri me të drejtë e shfrytëzoi angazhimin në Bordin e Paqes për këtë temë, dhe është evidente se kjo përpjekje për të diferencuar luftëtarët nga gjenocidaret është mbështetur nga akuza të pabazuara me influencë ruse në Këshilli i Europës. Nëse doni një shembull se çfarë është lufta hibride, ky është shembulli tipik.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!