Rritje e ndjeshme e temperaturave, si pritet të jetë moti gjatë javës

schedule12:53 - 9 Mars, 2020

schedule 12:53 - 9 Mars, 2020

Meteorologu Hakil Osmani i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” ka dhënë detaje se si pritet të jetë moti gjatë kësaj jave.

Osmani tha se do të kemi një përirësim të kushteve të motit dhe do të kemi rritje të temperaturave.

“Kjo javë parashikohet të jetë e mirë, ku kthjellimet do të jenë dominante duke bërë që edhe temperturat të rriten. Në mesin e javës do të shkojnë edhe në 20 gradë në zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore do të arrijnë deri në 15 gradë.

Kjo javë do të jetë e qendrushme duke bërë që të kemi edhe kthjellime, ku më të dukshme do të jenë nga dita e mërkurë deri të shtunën, ku do të ketë prezencë të kthjellimeve edhe vranësiart do të jenë të pakta në zonat malore.

Që në orët e mesditës së sotme do të kemi përmirësim, pais në zonat jugore pasi në zonat jugore do të ketë prezencë të pakët të reshjeve”, tha Osmani. /abcnews.al