Sipas MeteoAlb: Vendi ynë gjatë paradites parashikohet të jetë me kthjellime dhe kalime të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore. Po ashtu edhe në orët vijuese vranësirat do të jenë prezente, ku herë pas here do të bëhen më të dukshme në territor por të fokusuara do të jenë në zonat malore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 25°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Pjesa më e madhe Jugut të kontinentit dhe Europës Qëndrore pritet të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave. Ndërsa Europa Jugperëndimore parashikohet të jetë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu. Gjithashtu me vranësira të shumta dhe reshje shiu mbeten Europa Veriore dhe Lindore.
Kosova
Paraditja në Kosovë do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta, ku më të dukshme do të jenë në zonat Lindore. Ndërsa pas mesdite parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat malore, por nuk do të sjellin reshje.
Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominim e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në territorin e MV. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të shtohen në vend, ku më të theksuar do të jenë në zonat Jugore. Vranësirat nuk do të mund të krijojnë mundësi për reshje në MV. /abcnews.al