Ekonomia, bilanci i vitit 2023/ Resulaj: Rritja ekonomike kapërceu projeksionin. Beqiri: Duhet vëmendje më e shtuar ndaj bujqësisë

schedule20:30 - 29 Dhjetor, 2023

schedule 20:30 - 29 Dhjetor, 2023

Deputetja e PS-së, Pranvera Resulaj theksoi se 2023-shi ka qenë një vit qëndrueshmërie ekonomike. E ftuar në emisionin “Sheshi i dollarit” me gazetaren Genta Dobra, deputetja theksoi se rritja ekonomike e vendit kapërceu edhe projeksionin e parashikuar nga institucionet ndërkombëtare monetare.

“Për herë të parë pas 3-4 vitet e fundit e pa pacënuar nga këto goditje, çka domethënë se kemi me tregues një ekonomi të qëndrueshme, rritje ekonomike e cila kapërceu projeksionin edhe nga institucionet ndërkombëtare të parashikuara. Kemi stabilizim të normës së inflacionit dhe tashmë Banka Qendrore pretendon se në mes 2024 ta çojë atë në objeksionin e targetuar. Për qytetarët domethënë se ka një ekonomi të qëndrueshme, frymëmarrje dhe tashmë mund të shikojmë me qetësi se si po ecin sektorët në veçanti. Në një këndvështrim ekspertësh do të marrë vëmendjen e duhur. Diskutojmë edhe për rolin që ka pasur turizmi në këtë qetësi që i dha rritjes ekonomike. Për vende në zhvillim sikundër Shqipëria, duhet të ketë një rritje të paktën 4 për qind që të konsiderohet, domethënë se jemi të vetëdijshëm se rritja ekonomike e dëshiruar nga qytetarët nuk ka mbërritur pa këto influencat me një lloj konotacioni negativ. Edhe ekonomia vetë ka nevojë për optimizëm për t’u gjallëruar. Mund të themi se ky është një vit qëndrueshmërie ekonomike, e shkëputur nga vitet e fundit që e kanë ndikuar duke mos e lejuar që të rrjedhë në normalitetin e vet.“, u shpreh deputetja.

Resulaj shtoi se ndërsa ekonomia ka arritur një qëndrueshmëri, është e rëndësishme të mendojmë për një model të mirëfilltë të zhvillimit ekonomik, duke lidhur sektorët me njëri-tjetrin. Eksperti ekonomik, Gent Beqiri theksoi se vëmendje duhet t’i kushtohet bujqësisë për të ulur inflacionin.

“Një ndër faktorët kryesorë kanë qenë lajmet e mira në sektorin e turizmit. Mungesa e këtyre, një lloj normaliteti apo qetësie në aspektin politik, një lloj mos stabiliteti politik ka ndikuar për vite në vend, edhe me reflektimin në ekonomi. Turizmi ka qenë lokomotivë e këtij zhvillimi, një lloj relaksi ekonomik por edhe sektorë të tjerë që nuk kanë pësuar kriza si i energjisë që po fillon të normalizohet edhe me futjen në prodhim të të gjitha investimeve që vijnë nga panelet diellore. Kjo për herë ne duhet të gjejmë edhe aspekte negative. Ka sektorë që janë duke vuajtur në mënyrë konstante dhe duhet një vëmendje e vazhdueshme në bujqësi, në sektorët prodhues dhe prandaj themi se ka diçka që ka ndikuar në këtë zhvlerësim. Edhe një element jo shumë pozitiv si inflacioni, është një gërryerje e fortë e xhepave të konsumatorit dhe kjo duhet të reflektohet në zhvillimin e sektorëve prodhues. Bujqësia duhet të ketë vëmendje sepse do të ulë dhe amortizojë inflacionin dhe të justifikojmë një lloj rritje ekonomike si pasojë e prodhimit. Të ketë një rritje që reflekton te konsumatori dhe individët.“, u shpreh eksperti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!