Rritja e të infektuarve me Covid, shtrëngohen masat në burgjet e Kosovës

schedule10:35 - 21 Janar, 2022

schedule 10:35 - 21 Janar, 2022

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka shtrënguar masat anti-Covid nëpër burgje pas rritjes së rasteve gjatë ditëve të fundit.

Ky institucion ka vendosur që përkohësisht të ndalojë vizitat familjare për të gjitha kategoritë e të burgosurve dhe ndalimin e vikendeve për të dënuarit.

Për të mundësuar komunikimin e tyre me familjarët, të burgosurve do t’u lejohet komunikimi me Skype dhe thirrjet telefonike.

“Aplikimin e sistemit virtual të komunikimit “Skype” për të burgosur për të mundësuar kontaktet me familjet, sipas rutinës së përcaktuar nga Institucioni; Lejimin e numrit të shtuar të thirrjeve telefonike gjatë kësaj periudhe; Pastrimi i rrobave për të paraburgosur do të organizohet në Institucione”, thuhet në komunikatë.

Nga këto rregulla përjashtohen: Institucioni i Avokatit të Popullit dhe mbrojtësit (avokatët) në rastet kur gjykimi është në zhvillim./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!