“Rritja e sigurisë në burgje”, Bendo: Të izolohen kapot e krimit

schedule15:12 - 16 Nëntor, 2019

schedule 15:12 - 16 Nëntor, 2019

Në konferencën e mbajtur në Tiranë lidhur me zbatimin e sistemit 41 Bis në burgje, drejtori i Përgjithshëm i SHISH, Helidon Bendo është shprehur se shërbimi sekret do të luajë rolin e tij në rritjen e sigurisë në burgje dhe për këtë qëllim janë organizuar një sërë takimesh me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë

Arrestimi i personave të akuzuar për krim të organizuar është i pamjaftueshëm pa izolimin e tyre në burgje pasi element të tillë gjithnjë gjejnë mënyra për tu lidhur me grupet kriminale për të dhënë urdhra dhe për të vazhduar aktivitetin kriminal, tha Bendo.

Gjithashtu Bendo theksoi se lufta kundër krimit të organizuar nuk mjafton vetëm me goditjen dhe mbylljen brenda burgjeve tona të individëve të spikatur të botës së krimit sepse janë tepër të adaptueshëm, gjejnë mënyra të sofistikuara për të vazhduar aktivitetin kriminal edhe brenda ambienteve të burgu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!