Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

110 vjet shërbim sekret, SHISH pa kryetar

schedule15:53 - 17 Dhjetor, 2022

schedule 15:53 - 17 Dhjetor, 2022

110 vjet më parë u krijua Shërbimi Sekret Shqiptar. Një urdhër ky i qeverisë së Ismail Qemailit, i cili jua ngarkoi këtë detyre Lef Nosit dhe Bajram Currit.

Por sot, kur rreziqet nuk janë fare të pakta, një nga institucionet më të rëndësishme të sigurisë në vend, është pa kryetar.



Helidon Bendo u shkëput nga detyra në qershor të këtij viti për të ndjekur një trajnim një vjecar në SHBA.

Teksa shërbimi sekret shqiptar nuk kishte drejtues mbi krye, vendi u godit nga dy sulme armiqësore.

I pari ishte hakerimi i sistemeve digjitale nga Iranianët, e pak më pas, 3 persona të dyshuar si agjentë rusë u kapën duke hyrë ilegalisht në një bazë ushtarake të Gramshit.

Vetëm pas këtyre dy ngjarjeve, qeveria veproi për të plotësuar boshllëkun e lënë në Shërbimin Informativ Shtetëror nga ikja e Helidon Bendos.

Në fund të gushtit, Këshilli i Ministrave emëroi Oljan Kanushin si nëndrejtor të SHISH dhe aktualisht ai po drejton institucionin, derisa Bendo të mbarojë kursin në Amerikë.

Bendo është emëruar në krye të shërbimit tonë informativ, që në vitin 2017 duke zëvendësuar Visho Ajazin.

Sulmet kibernetike iraniane nuk e kursyen as vetë atë si drejtues i SHISH. Hakerat publikun dokumentet e Bendos dhe Bashkëshortes së tij, së bashku me të gjitha të dhënat e kalimeve të tyre në pikat kufitare.

Po ashtu, një dokument tjetër i cili ekspozonte punonjës dhe bashkëpunëtorë të Shërbimit Informativ Shtetëror. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!