Nga Maksi Rama
Përgjatë fundjavave ishim mësuar të shihnim një tjetër panoramë pranë parkut të Liqenit Artifical në Tiranë. Prindër që dilnin me fëmijet e tyre për t’u relaksuar për shkak të qëndrimit në karantinë
Por si ishte atmosfera gjatë kësaj fundjave
Jo të paktë ishin ata të cilët ndesheshin me shiritat e vendosur që ndalonin hyrjen pranë këtij parku, po ashtu dhe me efektivët e policisë
Prindërit dhe nënat me karroca përdornin trotuarin e ngushtë dhe herë-herë edhe korsinë e automjeteve për të lëvizur, çka përbën dhe rrezik nga lëvizja e automjeteve.
LEXO EDHE: FOTO/ Qytetarët nuk i “tremben” rritjes së shifrave, mbushen sheshi dhe Pazari i Ri
Një pjesë e qytetarëve ishin të painformuar që ndalohet qëndrimi nëpër parqe dhe nuk ishin dakord, sikurse një pjesë tjetër shprehen se ishte vendimi i duhur
Edhe shtetasit e huaj janë të habitur se si një fundjavë lejohen qëndrimet në parqe dhe një tjetër jo
Rehatia dhe relaksi i qytetarëve tek Lulishte 1 maji merr fund brenda pak minutash për shkak të mbërritjes së efektivëve të policisë
Fundjavat e shkuara pensionistët lejoheshin të dilnin deri në orën 10:00, ndërsa prej orës 11:00 deri në 17:30 dilnin prindërit me fëmijët, por kjo fundjavë ishte zgjënjyese pasi asnjë kategori nuk lejohej të qëndronte në parqe apo lulishte./abcnews.al