Rritja e shifrave, Bino: Të rinjtë të tregohen të përgjegjshëm! Çomo e Kalo: Respektoni masat

schedule15:09 - 26 Maj, 2020

schedule 15:09 - 26 Maj, 2020

Në mbledhjen e sotme të Komitetit të Eksperëtëve mjekët dhe specialistët kanë kërkuar ndërgjegjësim për mbajtjen nën kontroll të epidemisë në vendin tonë.

Duke paraqitur situatën e deritanishme, drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP dr. Silva Bino kërkoi rritje të ndërgjegjësimit edhe të të rinjve.

“Rritja e numrit të rasteve sidomos në Tiranë tregon se sa të kujdesshëm duhet të jemi. Është koha që të rinjtë të jenë të përgjegjëshëm, që e gjithë popullata të jetë e përgjegjshme në mënyrë që të ruajmë distancën dhe rregullat e higjienës”, tha Bino.

LEXO EDHE: Manastirliu: Në 1 qershor hapen çerdhet dhe kopshtet, strukturat e shëndetësisë në gatishmëri

Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, prof. Najada Çomo deklaroi se situate është e qëndrueshme, por ka raste të rënda në spital dhe kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve.

“Duhet të jemi realistë që ka persona të shtruar në spitalin infektiv që janë në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe duke patur parasysh që kemi patur dy vdekje brenda pak ditësh tregon për vazhdimin e gravitetit të sëmundjes, pa çka se shifra është nën 20. Por kjo shifër mund të zvogëlohet ose të shtohet në ditët në vijim. Masat e marra dhe pjesa e ruajtjes së distancimit janë elementë shumë të rëndësishëm për të ruajtur shifrat e ulëta të pacientëve të shtruar në shërbimin infektiv”, tha Çomo.

Prof. Tritan Kalo apeloi për vetëndërgjegjësim nga qytetarët. “Sfida me COVID19 ende nuk ka përfunduar ndaj masat e vetëndërgjegjësimit dhe kujdesit ndaj vetes mbeten në fuqi sot, nesër dhe në të ardhmen”, tha Kalo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!