Rritja e rrezikut të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme/ OBSH: Të rinjtë nuk përdorin prezervativë

schedule12:56 - 29 Gusht, 2024

schedule 12:56 - 29 Gusht, 2024

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi sot për një rritje të rrezikut të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme si dhe shtatzënisë së padëshiruar për shkak të përdorimit të reduktuar të prezervativëve tek të rinjtë.

Sipas një raporti të OBSH-së, pothuajse një e treta e adoleshentëve (30 për qind) raportuan se nuk përdornin prezervativ ose pilula kontraceptive gjatë marrëdhënieve seksuale, domethënë midis 2014 dhe 2022, përqindja e të rinjve seksualisht aktivë që përdorën një prezervativ gjatë seksit ra nga 70 në 61 për qind tek të rinjtë dhe nga 63 në 57 për qind tek vajzat.

Drejtori Rajonal i OBSH-së për Europën, Hans Kluge, tha se këto të dhëna janë shqetësuese, por jo befasuese.

Për OBSH-në, përveç rritjes së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe shtatzënive të paplanifikuara, edukimi i pamjaftueshëm seksual shkakton një rritje të kostos së shërbimeve shëndetësore dhe prish jetën shkollore dhe të punës të të rinjve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!