Belgjika ishte shteti i parë evropian që pezulloi kampionatin e futbollit në momentin që shpërtheu pandemia botërore e koronavirusit. Club Brugge fitoi titullin disa javë përpara mbylljes së sezonit të kaluar, teksa i riu nisi në datë 8 gusht.
Deri tani janë luajtur 9 javë dhe autoritetet shtetërore dhanë leje për rikthimin e tifozëve në stadiume, nga 25-35% e kapacitetit. Kohët e fundit janë shtuar shumë rastet e futbollistëve të infektuar me Covid-19.
Një situatë e tillë ka ndikuar që stadiumet të mbyllen plotësisht. Me anë të një komunikate zyrtare, Federata ka lajmëruar se kjo masë është marrë për katër javët e ardhshme, me shpresën që situata të qetësohet disi në vijim. /abcnews.al