Ministria izraelite e shëndetësisë do të rikthejë sërish në fuqi një nga masat kundër Covid, mbajtjen e maskës. Rikujtojmë se detyrimi për mbajtjen e maskave u hoq vetëm 10 ditë më parë.
Të gjithë izraelitët do të mbajnë maska në ambientet e mbyllura pas rritjes së rasteve me Covid. AFP raporton se rritja e rasteve është një goditje për një vend që është krenuar për një nga fushatat më të suksesshme të vaksinimit në botë.
Kreu i taskforcës për pandeminë i Izraelit, Nachman Ash, tha se vendimi u mor pasi vendi shënoi më shumë se 100 raste të reja në 4 ditë, vetëm 227 raste u shënuan të enjten.
“Ne po shohim dyfishim të rasteve për disa ditë”, tha Ash të premten.
Ash tha gjithashtu se rritja e rasteve ishte për shkak të variantit Delta./abcnews.al