Në një përpjekje për të mbajtur nën kontroll rritjen e rasteve me koronavirus Franca do të vendosë kufizime të reja në 16 zona përreth vendit, duke përfshirë Parisin dhe Nice, sipas njoftimit të Kryeministrit francez Jean Castex.
Masat e reja – të cilat hyjnë në fuqi të premten në mesnatë do të zgjasin të paktën katër javë.
Njerëzit do të inkurajohen të punojnë nga shtëpia dhe do të lejohen të dalin jashtë për të ecur ose të luajnë sporte pa ndonjë kufizim kohor, por do të duhet të kenë një formë justifikimi dhe të qëndrojnë brenda 10 kilometrave nga shtëpitë e tyre.
Sidoqoftë, ora policore- aktualisht në fuqi nga ora 6 pasdite lokale do të ndryshojë në 7 pasdite. Shkollat dhe universitetet dhe bizneset thelbësore do të qëndrojnë të hapura./abcnews.al