Rritja e rasteve me Covid, Franca drejt bllokimit të tretë

schedule09:06 - 30 Mars, 2021

schedule 09:06 - 30 Mars, 2021

Një bllokim i tretë  duket i pashmangshëm për Francën ndërsa vendi po përballet me rritje të rasteve dhe spitalet e tejmbushura në Paris.

Kjo javë do të jetë vendimtare për strategjinë e Emmanuel Macron dhe qeverisë së tij.

 

20 mars, qeveria vendosi masa të reja që përfshinin rreth një të tretën e popullsisë, duke përfshirë rajonin e Parisit, por qeveria lejoi hapjen e dyqaneve dhe njerëzit mund të takoheshin jashtë në grupe të vogla.

Shpërndarja e vaksinave në Francë është prekur gjithashtu nga një mungesë kronike e dozave.

 

Gjatë shtatë ditëve të fundit, një mesatare prej rreth 37,000 rastesh të reja janë raportuar çdo ditë, një e katërta në krahasim me periudhën e mëparshme shtatë-ditore, ndërsa mungesat e shtretërve në spitalet në zonat më të prekura po bëhen akute.

Në total, aktualisht ka 28,000 njerëz të shtruar në spital me Covid-19 në Francë, pak më e ulët se kulmi i 32,000 shtrimeve në valën e parë në mars dhe prill të vitit të kaluar, dhe 33,500 në valën e dytë, sipas shifrave zyrtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!