Qeveria e Britanisë së Madhe ka vendosur brenda natës disa masa kufizuese në veri të vendit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë masat do të prekin 4 milionë qytetarë. Familjarët, të cilët jetojnë në banesa të ndryshme, nuk mund të takohen në ambiente të mbyllura në Manchester, Lancashire dhe West Yorkshire, si pjesë e masave që erdhën pas shtimit të rasteve me Covid-19.
Familjarët nuk do të mund të vizitojnë të afërmit në qendrat e përkujdesjes dhe azile, pasi mungojnë testet për stafin dhe të moshuarit.Kufizimet e reja janë kritikuar nga opozita laburiste, që nënvizon se erdhën pa asnjë paralajmërim dhe se janë të paqarta. Por qeveria i ka mbrojtur ato.
Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock thotë se njoftimi 3 orë përpara vendosjes së masave ishte më se i mjaftueshëm. Britania e Madhe raportoi të enjten, numrin më të lartë të rasteve ditore me koronavirus në muajin e fundit duke shtuar frikën për një valë të dytë.
Johnson tha se masat do të rishikohen pas dy javësh.
Ai tha se maskat do të jenë të detyrueshme në dyqane, muze, galeri, kinema dhe vendet e adhurimit./abcnews.al

